.

Berisha: Ngjashmëritë dhe ndryshimet mes dy Dhjetorëve të protestave, ju kujtoj Ramiz Alinë kur u dha dajak studentëve  

 

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur për protestën e studentëve. Berisha ka krahasuar protestën studentore me atë të studentëve të vitit 90’ duke marrë edhe rastin e Ramiz Alisë dhe sjelljes së tij me studentët. Më tej Berisha ka bërë dhe një paralelizëm me kyeministrin Rama duke e quajtur ‘diktator’.

 

“Do të them dicka haptas si dëshmitar i orëve të atyre ditëve të protestës studentore në vitin 90’. Studentët e vitit  90’ u takuan me Ramiz Alinë se kishin besim për fjalët e tij po ai u nxori dajakun. Doli ne mes të natës dhe ka shkuar në sallën e universitetit i ka pritur. Është akt  i pashembullt. Ramiz Alia rrugës i zhdëpi në dru se tha që dikush i mori revolen. Pse Rama është kaq i diskredituar sa se beson më njeri?

Ka mirëkuptim total  se s’duan të bien në kurthe gënjeshtari.

Çdo kush ka të drejtë të mos e besojë. Tarifat i cakton qeveria, senatet e dekanatet… Tavanin e ka në dorë qeveria, mund të përgjysmojë tavanin. Bën politikën e arsimit. Do jap një të dhënë interesante të Open Data që është një shoqatë e pavarur që ska lidhje me parti politike. Thotë se në 2016 tarifat e studentëve u rritën nga 38 në 128 përqind. I kanë rritur e më mbrapa. Banka Botërore thotë se tarifat e studentëve janë 3.5 herë më të larta në Shqipëri sesa në vendet e BE.

U kalua në sistemin antieuropian të arsimit. Por liria është zgjedhje. Gjuhën që përdor thotë ngelës gjuhë totalitare, diktatoriale. Se studenti I lirë bën zgjedhjen që do. Kurse ky vazhdon si në diktaturë u thotë ngelësa”, u shpreh Berisha.