.

Berisha kujton Azem Hajdarin: Ju tregoj dy betimet e tij. Rudina e bija e të atit, nuk largohet nga…

I ftuar në emisionin “Open” të Eni Vasilit, ish kryeministri Sali Berisha komentoi edhe deklaratat e bëra ditët e fundit nga deputetja e partisë Demokratike Rudina Hajdari.

 “Azemi është betuar dy herë në jetën e tij, më datën 8 Dhjetor dhe më 12 Dhjetor, dhe në të dy rastet u është drejtuar studentëve, duke u thënë se ‘më parë u fut thikën Kirit dhe Rudinës, sesa u tradhtoj juve’. Pra ishte personazh Rudina emri i saj lakohej, ajo është e bija e të atit. Njeri më të pavarur se Azemi s’mund të bëhej, ka ruajtur staturën e pavarësisë. Azemi është i papërsëritshëm.  Rudina nuk largohet nga Partia Demokratike dhe genin e shprehjes së mendimit, ajo e ka tërësisht të Azemit, që ishte i jashtëzakonshëm”, tha Berisha.