.

 Berisha bën denoncimin: Në universitetet publike po jepen diploma false

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Open’, teksa ka komentuar protestën studentore tha se sot në universitet publike po jepen diploma falso.

 “Sa i përket çështjes së diplomave false, jepen edhe sot, madje nga universitete shumë prestigjoze. Ato që ju i quani universitete, ishin shkolla profesionale dhe pavarësisht se ofronin edhe programe studimi në drejtësi, nuk e detyronin shtetin që t’i njihte ato diploma. Unë vijoj të jem i bindjes që duhet t’u jepet mundësi studimi të gjithë atyre që kanë mesatare mbi 6, pasi ka studime që konkludojnë se kjo i bën vetëm mirë nivelit të arsimimit dhe të kulturës në vend.

Sot Univertistet publike japin diploma falso, sepse janë lëshuar nga zyrtarët socialistë dhe marrin provimet. Universitete private me kërkuan që të ngrija mesataren nga 6 në 7, unë u thashë jo. Këtë e bëri Edi Rama pasi i mbushën xhepin me para’, tha Berisha.