.

Studentë dhe gjimnazistë nisin protestën në Korçë, ja çfarë kanë planifikuar për sot

Studentët e Universitetit “Fan Noli” të Korçës janë mbështetur sot nga nxënësit e shkollave të mesme në protestën e tyre që ka hyrë në ditën e saj të nëntë.

Sipas studentëve, ata do të bllokojnë hyrjen e qytetit, si një nga format paqesore të përshkallëzimit të protestës së tyre, së cilës qeveria nuk i ka dhënë zgjidhje.
Ndonëse studentët prisnin nga kryeministri Edi Rama që brenda orës 4 pasdite të kishte një përgjigje lidhur me 8 kërkesat e tyre, mosreagimi i tij ka bërë që ata të përshkallëzojnë protestën.