.

Kryemadhi ofron zgjidhje për studentët:Kjo është e vetmja mënyrë për të dalë nga ky ngërç i tmerrshëm

Përmes një deklarate për mediat, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka ofruar një zgjidhje për studentët të cilët protestojnë prej 8 ditësh duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Kryemadhi kërkoi t’i jepet zgjidhje studentëve, ndërsa tha se LSI do depozitojë në Kuvend dy amendamentet për të zgjidhur kërkesat e tyre.
“Amendamenti për ligjin e buxhetin e vitit 2019 zgjidh kërkesat numër 1, 4, 5, 6 dhe 7 te paraqitura nga studentet. Amendamenti i ligjit për arsimin zgjidh kërkesat e studenteve 2 dhe 3. Shqiptarët jane të rrënuar nga mjerimi, të përkulur nga kjo situate. Gjendja është kritike, mijëra studente po përballen me mjerimin dhe arrogancën e qeverisë. Zgjidhja e problemeve është emergjenca kryesore. Mesazhi është një: plotësimi i 8 kërkesave të tyre. Kërkesat e tyre janë minimale.

Kostoja e tete kërkesave minimale per Ramen është inekzistente, cdo arrogance e tij, është e vetmja zgjidhje qe ai kërkon te shtype këta te rinj, por propozimet LSI jane e vetmja mundësi për te zgjidhur kushtet dhe kërkesat minimale qe studentët kane prej 8 ditësh qe i kërkojnë para MAS. I bëjmë thirrje Kuvendit t’i kaloje me urgjence ne seancën e nesërme, pasi është e vetmja mënyrë te shlyejmë mëkatin e politikës, për te dale nga ky ngërç i tmerrshëm, qe te hapet rruga për krijimin e një strategjie afatgjate”- tha Kryemadhi.