.

Studentët i drejtohen Kryeministrisë, ja si reagon Rama

Pasditen e sotme studentët janë ndarë në tre grupe një para Ministrisë së Arsimit, një para Kryeministrisë dhe një tjetër tek rrethrrotullimi i “Zogut të Zi”.

Pas kësaj ka reaguar kryeministri Edi Rama duke publikuar një foto të kryedemokratit Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në ceremoninë festive të themelimit të Partisë Demokratike, ai shkruan: “Ah, tani që çunat e pdLSI s’duruan dot më tek Ministria e Arsimit dhe u ndanë nga studentët e nga pedagogët e pa maskuar e pa parti, doli Artisti t’i përshëndesë?”

Kryeministri Edi Rama, ende nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me 8 kërkesat e studentëve, ndërsa kërkon dialog me ta, por që këta të fundit nuk kanë pranuar.