.

Protesta/ Rama përballë studentëve, sulmon PD-në, LSI-në dhe…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Top Shoë” të Alban Dudushit u shpreh se protesta është e manipuluar nga Partia Demokratike, LSI-ja dhe Lëvizja për Universitetin dhe sipas tij është dhe një komponent tjetër që janë studentët që kanë halle dhe mendojnë për familjen.

“Sigurisht që janë të gjitha të arsyeshme, por meritojnë diskutim politik pasi çështja nuk është merre ose lere, por sesi zbatohet secila prej tyre dhe sa kohë duhet. Në radhë të parë duhet t’i falenderoj studentët që kanë ardhur. E di që kanë pasur dilema të vijë apo jo. E di që kanë dhe presion për të vajtur ose jo. Ka dalë në pah që protesta ka katër komponentë. Tre të strukturuar dhe me një axhendë të tyren dhe ka të katërtin që ka krijuar masë dhe që është studenti që ka hallin e tyre, familjes dhe shkollës dhe nuk janë pjesë e këtyre komponentëve. Dy janë ata që dien PD dhe LSI, opozita që ka premtuar revolucion dhe do ta çojë këtë punë deri në rrëzimin e qeverisë me dhunë. Lëvizja për Universitetin një grup jo politik por që kanë idetë e tyre, që s’kanë lidhje me ne dhe vizionin tonë, por një grupim Marksistësh që nuk njohin Marksin.”, u shpreh Rama.