.

“Ju përçau PD e LSI”, studentët i përgjigjen Ramës: Nuk jemi përçarë dhe nuk kemi nevojë për…

Në një status në Twitter, kryeministri Edi Rama tha se studentët janë përçarë nga “maskat e LSI-PD”. Mirëpo studentët i kanë kthyer një përgjigje të menjëhershme.

“Ju mbytën me presionin kundër Dialogut se do ju përçaja unë,po tani kush ju përçau?! Mos e vrisni mendjen,unë jam me studentët jo me maskat e lsiPD dhe s’ju le në baltë?Jo ato pikat, po shumë më tepër se aq do bëjmë së bashku. Me të nisur Dialogun, s’ndalemi më #përUniversitetin,” shkruajti Rama.

Por disa studentë thanë se studentët s’janë përçarë aspak dhe se nuk kanë fare nevojë për dialog, por vetëm të plotësohen kërkesat.

“Nuk mund ta përjashtojmë faktin që ka studentë me forume politike, por ne nuk jemi specialistë të fushës, të zgjidhen ato pika, të shtojë ato që ai mendon. Por nëse do dialog me ne, të plotësojë pikat.
Nuk jemi të përçarë. Protesta e vërtetë është këtu, sepse problemi ka dalë nga kjo ministri, vendimet që janë nxjerrë nga këtu. S’kemi asgjë as për Ramën, as me opozitën.
Edhe ne do rrimë këtu natën për të lexuar libra. S’jemi përçarë fare, si ata te kryeministria, si ata te Zogu i Zi jemi të gjithë bashkë.”, u shprehën studentët.