.

Foto/ Gazetari dekonspiron mesazhet që do nisen sonte për ta mbështetur Ramën në emision

Ndërkohë që studentët janë duke vijuar protestën e tyre duke u ndarë në tre grupe, tek Ministria e Arsimit, “Zogu i Zi” dhe tek Kryeministria, kryeministri Edi Rama do të jetë mbrëmjen e sotme në një përballje me studentët në një emision televiziv.

Lidhur me këtë gazetari Basir Çollaku ka publikuar një foto nga biseda në “whatsapp” mes disa anëtarëve të Partisë Socialiste, ku kërkohet të ketë sa më shumë komente pozitive kur kryeministri të jetë në emision.

“Rama ne panik lajmeron partine ti bejne qejfin online gjate emisionit ne Top Channel..urdher partie per normen e klikimeve dhe mesazheve..”, – shkruan Çollaku.