.

E paralajmëruan Ramën në “Open”, studentët nisen drejt Kryeministrisë

  

 

Pas skadimit të ultimatumit të vendosur për qeverinë në lidhje me plotësimin e 8 kërkesave, studentët kanë nisur përshkallëzimin e protestës.

Ashtu siç e paralajmëruan kryeminisrtin mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” se do të zhvendosen drejt godinës të kryeministrisë nëse skadon afati, ashtu kanë vepruar sot.

Teksa një pjesë vendosi të bllokonte rrethrrotullimin tek “Zogu i Zi”, një pjesë e tyre nisën marshimin drejt Kryeministrisë.

Ndërkohë, pjesa tjetër do të vijojë të qëndrojë para Ministrisë së Arsimit.