.

“A ju’a freskon pak kujtesën koburja?”/ Strazimiri i kthehet Ramës: Dridhu prej studentëve, nuk të shpëtojnë dot as videot e …

 

Pas ironizimit të deputetit të PD-së Gent Strazimiri, nga kryeministri Edi Rama vjen reagimi deputetit demokrat.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa i shkruan Ramës se nuk do të shpëtojë dot as videot e “fuqisë” që prodhon nga zyra e blinduar.  Ai shtoi se Rama duhet të ketë frikë studentët, dhe jo ‘koburen e tij’.

 

 

Në një postim në Twitter Rama ka shkruar:

“Interesant! Kadri Strazimiri (ai i kobures tek lodrat e liqenit) kërkon arrestimin e studentëve që s’duan militantët e PD në protestë, e u adreson fyerje lumë pse përzënë “të vobektit” që u çon Kadri Kamza në mbështetje të kërkimit shkencor?A ju’a freskon pak kujtesën koburja?”

Por më pas ai e ka fshirë këtë postim dhe ka bërë një tjetër ku duket se ka ndryshuar fjalinë e fundit.

Interesant! Kadri Strazimiri(ai i kobures tek lodrat e liqenit) kërkon arrestimin e studentëve që s’duan militantët e PD në protestë, e u adreson fyerje lumë pse përzënë “të vobektit” që u çon Kadri Kamza për tarifat e shkencës?Qimet i kanë lënë po zakoni u del veç me shpirtin?

 

 

REAGIMI I STRAZIMIRIT
Me PD mbase nuk janë të gjithë, por e sigurt është se të gjithë janë kundër teje, “pa dallim feje, krahine e ideje”!

Janë të vjedhurit prej teje, të mashtruarit prej teje, të zbuarit nga Atdheu prej teje, të përbuzurit prej teje, të tallurit prej teje!
Janë ata që prej 5 vitesh u thua T.Q.R., që sot po të kthjenë xhevapin: R.K.T.K!
Dridhu prej tyre, se nuk të shpëtojnë dot as videot e “fuqisë” që prodhon nga zyra e blinduar e as kraharori yt azmatik që nxjerr nga këmisha e zbërthyer për …disinvolturë ?!!!!
Ata ki frikë!
Ata e jo “koburen” time, se unë nuk e ndyj me… **vin…!!