.

Zbulohet lidhja e Bes Kallakut me këngëtaren shqiptare, ja çfarë i bashkon

Bes Kallaku mori pjesë së fundmi në moderimin e finales së spektaklit “Kënga magjike 2018”, ku së bashku me kolegun Erion Isai, shoqëruan me të qeshura publikun në sallë dhe atë që e ndiqte nga ekrani.

Mirëpo, askush nuk e dinte se Bes Kallaku kishte lidhje gjaku me njërën prej këngëtareve të reja që mori pjesë në “Këngën Magjike” këtë vit. Bëhet fjalë për Uendi Mancakun, e cila ka publikuar një foto me Besin në Instastory.

“Kusho”, ka shkruar Uendi krahas pozës me aktorin e humorit, duke bërë të ditur për të gjithë se ata kanë lidhje gjaku.