.

Reforma në Arsim, nënkryetari i Bashkisë: Universiteti është shumë më funksional se më parë. Studentët të dialogojnë(Video)

Nënkryetari i Bashkisë Arbjan Mazniku në një lidhje me emisionin “Open” në Top Channel deklaroi se është fakt që universiteti është sot shumë më shumë funksional, por efektet e Reformës në Arsim, do të duan kohë dhe vite për t’u ndierë plotësisht.

Mazniku bëri thirrje për nevojën e një dialogu mes studentëve dhe autoriteteve vendimmarrëse, pasi vetëm duke u ulur e duke biseduar me qeverinë, do të mund të bëhen edhe më shumë gjëra sesa kërkojnë studentët.

Kemi një sistem me të drejta masive dhe financiare.

Po padyshim që ka ende për të bërë. Çdokush në studio e di.

Reforma ka dhënë tashmë një pjesë të forcave të saj. Ligji për arsmin e lartë ka shumë për të bërë akoma.”

A është zbatuar i plotë ligji?

“Jo sepse reformat në momentin që zbatohen kërkojnë kohë sepse ndryshon dhe sistemi arsimor. Ka kohën e tij që të riformohet.

Thelbi është që universiteti është shumë më funksional se më parë.”