.

Pasi i nxori mesazhet dhe i kërkoi xhinset që ia kishte marrë hua/ Plas sherri keq mes dy këngëtareve shqiptare

Reperja e njohur Rina Balaj ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Shiko kush luan”. Nga aty, Rina sulmoi reperen Baby G, duke thënë se ajo duhet të hiqte dorë nga muzika.

Ndërkohë momentin që Rina ka qëlluar fotografinë e Gordanës, kjo e fundit e publikoi në profilin e saj në “Instagram”. Në statusin e saj, ajo e quan Rinën fanse dhe armike njëkohësisht.

Gjithashtu Baby G i nxori Rinës edhe mesazhet ku ajo i shkruante vazhdimisht. Madje ajo i përmendi edhe një palë pantallona, të cilat reperja nuk ia kishte kthyer.

“Mund të jetë dikush edhe armik edhe fans? me vjen keq pse e ke ul aq posht Onrecords asgje me shume! Nga ana ime ka vetem fakte dhe me sill xhinset e mia”, shkruan Baby G në postimin e saj.

Reperja Rina ka vendosur që të mos rrijë e heshtur, por të reagojë pas kësaj deklarate të Baby G. Kjo e fundit doli në një video-live në llogarinë e saj në “Instagram”, ku sqaron gjithçka dhe mohon çdo fjalë të saj.

Gjatë video-live, Rina thotë se ka shprehur mendimin e saj dhe se ashkush nuk mund ta detyrojë që të pëlqejë dikë.

“Nuk kam qenë asnjëherë fansja e saj. Kur ka bërë ajo muzikë, unë kam qenë duke u marrë me muzikë artistike, diçka pak më lart sesa muzika që e bën ajo. Nuk kam urrejtje sepse nuk kemi pasur asnjë problem asnjëherë. Thjesht unë kam shprehur mendimin tim që është një artiste që s’ja vlen me u marrë me të, nga ana e muzikës. Sa për videon duke e përqafuar, atë e kam bërë për fansat e Baby G. Fansat e saj më kanë kërkuar mua të përqafoj Baby G-në kur ajo është në live. Ajo ka ndodhur vetëm për nder të fansave.

E kisha lutur të mos i bëjë unsend mesazhet në “Instagram “se e pashë që i kishte bërë screenshot mesazhet me mua. Kishte nxjerrë vetëm të miat. Nuk jam femër e tillë që ti bie kaq poshtë për tu marrë me dikë, sidomos me femra, se femrat e kanë në shpirt. Nuk mundet me ju heq ajo e folura”, është shprehur Rina.

“Për jeans-at që i ka përmendur, që nuk e di as si ka mundur t’i përmendi, asaj i kanë pëlqyer shumë disa pantallona të shkurtra që i kam pas veshur dhe më ka kërkuar ti provojë se i pëlqenin. Unë si njeri i mirë ja kam dhënë. Dhe normal për të mos dalë zhveshur, duhet ti merrja një palë pantallona asaj. Ato pantallona ja kam kthyer prej kohësh, në studio i ka pasur, por ç’të bëj që ajo është shumë e pakujdesshme në këtë aspekt, për t’i mbledhur rrobat e saja”, ka përfunduar Rina./Panorama Plus