.

Balerini i njohur e thotë hapur: Do e lija skuadrën e Albi Nakos për Top Channel

 

 

Të ftuarit në këtë puntatë të “Shiko Kush Luan” ishin energjikë, të gatshëm të luanin çdo lojë e mbi të gjitha t’i përgjigjeshin pyetjeve me spec.

Një ndër ta ishte dhe balerini i njohur Graciano Tagani i cili me buzëqeshjen dhe sinqeritetin që e karakterizon mundi të përballonte një pyetje aspak të lehtë.

Tek loja “Ndaje ose Pije” balerinit i duhej ti përgjigjej pyetjes se nëse do ti propozohej, a do të linte skuadrën e baletit të Albi Nakos për trupën e Baletit të Top Channel.

Graciano si për habi u përgjigj:

“Patjetër, me kënaqësinë më të madhe. Do ta lija Albin, sepse trupa e baletit të Top Channel është më e mira”. Ai u shpreh, se do të ndihej shumë i lumtur, nëse do të merrte një propozim të tillë.