.

Protesta studentore është një mrekulli

Nga Edi Oga

Tani për tani, ajo të gëzon sytë dhe të mbush shpirtin!
A ka në të grupe të infiltruara personash me axhendë të fshehur partike? – Sigurisht!
A do të përpiqen partiakët ta uzurpojnë atë me pretekstin e udhëheqjes? – E pashmangshme!
A do të arrijë protesta objektivat e saj konkretë në terma financiarë – Uroj me shpirt!

A mund ta ndryshojë një protestë e tillë ngjyrën e qeverisjes?
A mund ta ndryshojë një protestë e tillë sistemin politik?

Mbase jo. Por ajo është shkollë. Studentët që po luftojnë kështu për shkollën e tyre, na japin leksion demokracie të gjithëve neve, sehirxhinjve të artikuluar, u mësojnë prindërve të tyre që të bashkohen e të dalin në rrugë për çdo padrejtësi që u bëhet dhe për çdo gjë që u takon!
Protesta e tyre na shkund të gjithëve nga inercia e lejimit dhe mosreagimit ndaj së keqes, por mbi të gjitha i bën mirë vetë atyre, studentëve. I forcon, i maturon dhe u shton besimin se për ta ka një të ardhme të mirë dhe mbi të gjitha, për të ardhmen e tyre mund dhe duhet të vendosin vetë ata, duke filluar që sot.

PROTESTË TË MBARË, MIQ STUDENTË!