.

16 këshilla elementare për studentët, mos takoni kryemagjistarin e Shqipërisë…

Nga Kreshnik Osmani

Disa këshilla elementare për studentet që do të dalin sot në protestë, në pamundësi për të qenë fizikisht atje për të mos kompromentuar me asnjë lloj cifle frymën tuaj.

1.Mos krijoni kryetar apo kryesi per momentin sepse jua blejne ose jua kercenojne. Vazhdoni komunikimin me kryesi policentrike pa nje lider (kryetar/e) neper grupet e Watsup-it po te rrjeteve sociale. Kryesi shumegrupeshe qe verpon pa nje qender, pa adrese, pa pike takimi te njejte cdo dite

2.Mos shkoni ta takoni kryemagjistarin e Shqiperise sepse kerkon te investoje nje grup drejtues te protestes qe ta kontrolloje ai me pas.

3.Mbani larg te gjithe depuetet e PS-PD-LSI. Kush afrohet prej kastes se vjeter hidheni ne Lane.

4.Mbani larg diversantet e Lali Erit dhe te forumeve rinore te partive parlamentare. Te gjithe le te jene te mirepritur, por kush e con ujin tek partia qe e ka derguar ne shesh eshte diversant si ata qe e kane derguar.

5.Mos u terhiqni per asnje arsye ne veprime te dhunshme dhe cilido provokator qe ju fton te thyeni, te prishni dhe te digjni flakeni ne Lane.

6.Bojkotoni mediat e pushtetit dhe zgjidhni rrjetet sociale per komunikimin me shqiptaret. Videomesazhe, statuse, shkrime, etj. Ju nuk keni nevoje për mediat dhe studiot e tyre, ata kanë nevojë per ju.

7.Problematikat tuaja jane ekonomike dhe te lidhura me arsimin por ato jane fillimisht dhe mbarimisht kerkesa qe nuk mund te plotesohen pa vullnet politik. Kesisoj, ju duhet te krijoni trysni politike sepse vetem ajo mund ta kercenoje seriozsiht kasten.

8.Mbani larg analistet dhe kalemxhinjte e partive te cilet ju i njihni mire dhe i keni pare neper debatet televizive duke mbrojtur skllavopronaret e tyre.

9.Fryma e revoltes te filloje dalengadale te krijoje fizionomine e nje levizjeje qe akumulon zemeraten popullore dhe ushtron presion politik.

10.Policia e Shtetit dhe organet e Sigurise Kombetare te jene vigjilente per te mbrojtur me metodat qe kane ne dispozicion çdo lloj provokacioni apo akti te ndyre te sherbimeve te huaja qe mund te kene si qellim per te destabilizuar sigurine e Shqiperise dhe rendin shoqeror.

11.Protesta le te jete protesta e flamurit te Shqiperise larg te gjitha partive politike dhe mbi ato.

12.Te gjitha fytyrat qe i keni pare neper studiot e lajmeve, ta emisioneve dhe te analizes mos i lejoni te mbajne fjalime. Munden te jene vetem te pranishem.

13.Blini te gjithe nga nje flamur te vogel te Shqiperise dhe mbani famurin kombetar si simboliken me te madhe dhe me te shenjte te protestes tuaj.

14.Krijoni klime dhe atmosfere shpirterore me kenge patriotike, recitime e poezi nga figurat me te rendesishme te Rilindjes Kombetare.

15.Takohuni me njerezit e thjeshte rrugeve dhe ftojini ata qe t’iu bashkohen. Burra, gra, te moshuar, pensioniste dhe njerezit e thjeshte kudo ku jane.

16.Nuk keni nevoje per te marre leje per te shperndare keshillat, qofte edhe pa autoresi. Nuk i del shpatulla vendit askujt qe e perhap kete mesazh, e sigurte fare.

Ju prifte e mbara. Zoti ju ndihmofte!/Faxweb