.

Ngjela mbështet studentët: Duhet ta çoni deri në fund! Kjo ishte një festë kundër Berishës dhe Ramës që bëjnë…

Avokati Spartak Ngjela ka mbështetur protestën e studentëve në ditën e 3, të cilët kërkojnë plotësimin e të gjithave kërkesave të tyre.
Ngjela e konsideron këtë një festë për të gjithë shqiptarët, duke i uruar suksese të mëtejshme studentëve në qëllimin e tyre.
“Studentët duhet ta çojnë deri në fund, sepse universitetet shtetërore janë një turp i madh historik”, shkruan Ngjela

Protestat e studentëve: u poq populli shqiptar. Kjo ishtë festë, për të gjithë shqiptarët, dhe kundër shëmtimit Berisha të protestave të paguara.
Kundër korrupsionit kryeministror Rama në arsim dhe kudo.

l.
Filloi heroika moderne e Shqipërisë. Studentët tregojnë se janë me Shqipërinë.
Korrupsioni u mbështet në qoshen e vet.
Studentët duhet ta çojnë deri në fund, sepse universitetet shtetërore janë një turp i madh historik. Disiplinimi financiar jokorruptiv i universiteteve shtetërorë, do të disiplinojë edhe abuzimin privat mbi dijen në universitetet private.

Vjedhja e pedagogëve është turp historik: këta shesin notat dhe falsifikojnë dijen dhe diplomat.
Arsimi i lartë shtetëror është një kontabilitet antidije, mashtrim dhe abuzim i injorancës kundër dijes së kualifikuar: me një imponim pagese zhvatëse dhe me para në dorë kundrejt prindërve të studentëve kudo, në të gjithë Shqipërinë.

ll.
Këtu sot duhet të fillojë serioziteti shqiptar për investimin në intelekt.
Kryeministri aktual si edhe paraardhësit e tij, është kundër dijes. A po i vjen fundi antiintelektualizmit qeveritar dhe politik në Shqipëri?
Këtu fillon procesi për mposhtjen e antiintelektualizmit qeveritar shqiptar. Por këta studentë do të shpëtojnë nga agresiviteti antidije pasi të kenë gjetur vendin këta liderë kryeministrorë të korrupsionit dhe të antidejes.