.

Kush dashuron më shumë e kush të lë më shpejt? E tregon Horoskopi

Klasifikimi i shenjave të horoskopit se cila dashuron më shumë e cila më pak.

Peshqit

Si një nga shenjat më emocionale, Peshqit priren të bien në dashuri me lehtësi dhe të duan shumë. Ju keni një tendencë për të hapur zemrën pa rezerva për personin që ju intereson, dhe nuk keni asnjë hezitim kur bëhet fjalë për të bërë diçka për ta, pavarësisht rrezikut.

Akrepi

Mund t’ju duhet shumë kohë për të gjetur dikë për të cilin bini në dashuri, për shkak të natyrës suaj të kujdesshme. Sidoqoftë, sapo filloni të ndjeni diçka për një person, jeni të bindur si djalli për të mos i lënë kurr të shkojnë. Dashuroni me pasion dhe pa frikë, pasi një person që ka shembur “muret mbrojtëse” përreth teje, meriton gjithçka.

Gaforrja

Kur jeni të dashuruar ju rrezatoni, prandaj nuk është çudi që jeni ndër shenjat që investojnë shumë për një marrëdhënie. Shpresoni se çdo marrëdhënie do të zgjasë përgjithnjë, dhe mund të dilni dhe nga vetja për ta bërë këtë realitet.

Peshorja

Gjithnjë dëshironi që njerëzit që ju rrethojnë të jenë të lumtur, dhe kjo vlen sidomos për personin që keni në krahë. Njiheni për marrëdhënie të gjata e të qëndrueshme, prandaj nuk është çudi që ju do shkoni “to the moon and back” për dashurinë.

Demi

Jeni pafund besnikë dhe personi që keni në krahë ndihet i sigurtë pranë jush. Dashuroni në mënyrë intensive dhe të drejtëpërdrejtë. Duke qenë se përkushtoheni shumë, e vetmja herë kur ju largoheni është kur nuk ju mbetet zgjidhje tjetër.

Bricjapi

Kur bëhet fjalë për dashurinë, jeni të dedikuar, besnikë dhe plotësisht të investuar tek ajo. Lidheni shumë emocionalisht, prandaj e mendoni ndarjen vetëm në një rast:kur marrëdhënia juaj ju ndërpret rrugën e suksesit personal.

Virgjëresha

Jeni të aftë të dashuroni shumë, por hidhni hapa të vegjël. Nuk doni surpriza gjatë rrugës, dhe në rast se personi tjetër nuk i përmbush pritshmëritë tuaja nuk e keni problem të largoheni.

8.Ujori

Nuk jeni nga ata personat që përkushtohen shumë emocionalisht. Kjo ndodh vetëm në rastet kur përputheni me ta në të gjitha aspektet. Nëse e gjeni këtë lloj personi, do e lini veten plotësisht të lirë, por njëkohësisht largoheni nëse kjo lidhje ju cënon dëshirat dhe lirinë tuaj.

Luani

Ju doni që t’ju duan të gjithë, por keni pak probleme me mënyrën si e shprehni dashurinë tuaj. Në fakt, ju shpesh mendoni se po pranoni më pak sesa meritoni. Prandaj nëse mendoni se ekziston dikush më i mirë aty jashtë, ndaheni pa e menduar dy herë.

Binjakët

Dhe pse njiheni që keni ndjenja të forta, shpesh ato nuk zgjasin. Mund të bini në dashuri me dikë, dhe ditën tjetër të zgjoheni sikur asgjë s’ka ndodhur. Me gjithë këto ndryshime tek ju, nuk është çudi që ndaheni me lehtësi.

Dashi

E shihni dashurinë si pasion, aventurë dhe diçka të re çdo ditë. Me kaq shumë njerëz të rinj sa njihni, me eksperienca interesante e keni shumë të vështirë të përkushtoheni tek një person i vetëm. Nëse lidhja fillon të bëhet e mërzitshme. “lamtumirë” është zgjidhja që gjeni.

Shigjetari

Ju dashuroni intensivisht, por nga ana tjetër bota është aty që ju ta eksploroni. Nëse personi që keni në krahë ju bëhet pengesë, largoheni. Pa asnjë pikë problemi, sipas blitz. Doni sërish të ndiheni e lirë, prandaj nëse partneri nuk ju mbështet, kthehet në “ish” shumë shpejt.