Pavarësisht protestës së tyre prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, ku kërkuan plotësimin e 4 kërkesave, studentët në mbyllje të tubimit kanë nisur të pastrojnë Rrugën e Durrësit.
“Ne jemi shembullorë, se ata mund të thonë se jemi katranjosë, por jemi shembullor. Nuk mund t’i ndalojmë të gjithë, e kam për vezët. Por them se jemi shembullor”, tha një prej studenteve.