.

Video/ Ambulanca futet me shpejtësi mes protestës së studentëve

Mijëra studentë nga të gjitha universitet publike vijojnë protestën e tyre të nisur që prej mëngjesit të sotëm kundër tarifave për arsimin publik.

Gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit tek ‘Rruga e Durrësit’ ka kaluar përmes turmës edhe një ambulancë e ardhur nga spitali i Kavajës për në QSUT, ndërsa studentët i kanë hapur rrugën dhe e kanë lejuar të kalojë.

Studentët shprehen se nuk tërhiqen nga protesta e tyre pavarësisht shfuqizimit të VKM për taksën e provimeve të mbartura. Ata thonë se kërkojnë edhe plotësimin e tre pikave të tjera të kërkesës së tyre drejtuar Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Përveç Tiranës, protestohet edhe në Universitetet e Durrësit, Elbasanit, Korçës, Shkodër.