.

Studentët dolën sot fitimtarë, protesta e tyre nën vëmendjen e mediave të huaja prestigjoze, ja çfarë shkruajnë

Mijëra studentë të universiteteve shtetërore u ngritën sot në protestë para Ministrisë së Arsimit, protestë kjo që u përshkallëzua edhe nga studentët e Durrësit, Korçës, Elbasanit e Shkodërës, ku kanë kërkuar:

  1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
  2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
  3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
  4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentët në bord.

Sot ministrja Lindita Nikolla doli në një konferencë për mediat ku tha se një nga pikat e kërkesave, ajo për anulimin e tarifës shtesë për provimet e mbartura do të hiqet, duke bërë kështu që studentëve tu dëgjohej zëri.

Ndërkohë ata kanë lajmëruar se do vazhdojnë protestat për të realizuar kërkesat e tjera.

Por protesta e sotme me një pjesëmarrje shumë të lartë të të rinjve, nuk ka kaluar vetëm në vëmendjen e mediave dhe qytetarëve të vendit, por është pasqyruar edhe nga mediat e huaja prestigjioze, si “The New York Times”, “Washington Post”, “The Seattle Times”, etj.

Mediat e huaja kanë pasqyruar atë çfarë ndodhi sot, në një shkrim me titull:  Studentët shqiptar, kërkojnë heqjen e tarifës shtesë.