.

Sonte në “Open” ministrja e Arsimit Lindita Nikolla jep shpjegime për kërkesat e studentëve

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla do të jetë e ftuar sonte në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel, ku do të flasë për protestat e mbajtura ditët e fundit nga studentët duke iu dhënë atyre shpjegime.

Ditën e sotme studentë nga i gjithë vendi protestuan për të rrëzuar vendimin e qeverisë për tarifën e provimeve të mbartura. Edhe pse kjo “betejë” u fitua nga studentët duke bërë që kryeministri të firmoste shfuqizimin e VKM-së për provimet e mbartura, studentët kanë ende tre kërkesa të tjera:

-Përgjysmimi i tarifës së studimit.

-Përmirësimi i kushteve të konvikteve.

-Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë së Arsimit, duke shtuar një̈ përfaqësues nga studentët në bord.

Ndërsa kanë lajmëruar se do vazhdojnë protestën ditën e nesërme përpara kryeministrisë për të realizuar kërkesat e tjera.