.

Shfuqizohet VKM për provimet e mbartura, studentët nuk ndalen: Duam arsim publik falas

Studentët po vijojnë protestën edhe pas tërheqjes së qeverisë e cila ka shfuqizuar që sot VKM për provimet e mbartura.
Megjithatë në lidhje me uljen e tarifës së studimit, ministrja e arsimit Lindita Nikolla ka thënë se janë universitetet që i përcaktojnë.
Studentët vijojnë që të qëndrojnë në rrugë dhe kanë përshëndetur vendimin e qeverisë për anulimin e VKM-së. Ata kanë deklaruar se nuk tërhiqen derisa vendimi të jetë zyrtar dhe të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.
“Nuk do të dorëzohemi”, “Arsim publik falas”, “Plotësoni kushtet tona”, “Studentët e bashkuar, bashkë për të fituar”, kanë qenë thirrjet e studentëve.