.

“Protestojnë për tarifat, por edhe kundra krimit e pasigurisë”/ Topalli: Studentët po i japin shpresë…

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar sa i përket protestës së studentëve të cilët e fituan betejën më qeverinë për shfuqizimin e VKM-së për tarifën kundrejt provimeve të mbartura.

“Ata sot protestojnë kundra një sistemi të kalbur që nuk ka asgjë të përbashkët me atë që studentët e 8 Dhjetorit kërkuan 3 dekada më parë.”, tha Topalli.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Topalli i cilësoi studentët kujdestarë të kombit. Ish-deputetja e PD-së teksa rendit disa nga arsyet se pse të rinjtë protestojnë, shton se ata po i japin shpresë familjeve dhe vendit të tyre.

STATUSI I TOPALLIT

Studentet- kujdestaret e kombit.
Sot studentet po i japin nje drite shprese Vendit te tyre.
Ata sot po protestojne kundra tarifave, por ne thelb Protesta e tyre eshte kundra varferise se shumefishuar, kundra pamundesise per te jetuar nje jete sic e enderron cdo i ri; ata sot protestojne kundra papunesise te prinderve te tyre, kundra pensioneve qesharake te gjysherve te tyre; protestojne kundra padrejtesise, kundra brutatlitetit; kundra korrupsionit qe ka kap cdo qelize te ketij shteti; ata protestojne kundra krimit e pasigurise; protestojne ne fakt kundra qeverise dhe oligarkeve; kundra tradhetise se opozites dhe lidershipit te saj te korruptuar, si dhe kundra gjithe atyre qe pasurohen me karrigen politike qofshin ne pushtet apo opozite.
Ata sot protestojne kundra nje sistemi te kalbur qe nuk ka asgje te perbashket me ate qe studentet e 8 Dhjetorit kerkuan 3 dekada me pare.
Ata sot po i japin shprese famijeve te tyre , shtepise se tyre, vendit te tyre te dashur.
Ata po thojne : duam te jetojme ketu.. nuk duam te ikim si miliona shqiptare te tjere , vellezer e motra te tyre qe iken nga deshperimi.
Bravooo studenta!