.

Protestat e studentëve, Rama reagon me një video: Ja prova që kjo qeveri…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së fuqishme të studentëve e cila nesër pritet të zhvendoset para kryeministrisë.
Në një postim të bërë në rrjetet sociale pak më herët, Rama ka treguar projektin e një investimi që po ndërmerret me qeverinë gjermane, për kushtet e konvikteve.

Reagimi:

Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti.