.

Protestat e studentëve, Duma: Habi që brenda tre ditësh quhen mbetës e pastaj ministrja tërhiqet. Pseudoreforma po i çon paratë diku tjetër

 

Deputetja e PD, Grida Duma është e ftuar sot në studion e “Open” ku ka diskutuar për protestat e studentëve. E pyetur nga gazetarja Eni Vasili se pse opozita nuk ka qënë e pranishme në protestë, Duma është përgjigjur se “është një protestë e studentëve”.

 

“Protesta është e studentëve. Ne e kemi ndjekur nga afër. Ne e kemi paralajmëruar këtë realitet.

Është për t’i treguar shqiptarëve që është realitet ndërkombëtar. Jemi të qartë që studentët duhet të tregojnë që janë fryma kombëtare e vendit.

Antikombëtare është mëkat ti quash se janë modernizuar se janë në rrugë.

Harrojmë që në këto sheshe kemi dhënë premtime për arsimim falas, e kushte të mira në konvikte.

Habi që brenda tre ditësh quhen mbetës e pastaj ministrja tërhiqet. Ky është një ping pong që ka të bëjë me atë që sot Shqipëria paguan për arsimin më shumë se çdo vend në botë. Modernizim është biblioteka. Sot ata paguajnë 25 përqind më shumë.  Pseudoreforma po i çon paratë diku tjetër. Rrogat e  pedagogëve janë ku kanë qënë. Atëherë ku shkojnë këto para, kjo vlen për diskutim”, tha Duma.