.

Protestat e studentëve, Berisha: Po mashtrohen, ja kush i vendos në të vërtetë tarifat

Studentët e universiteteve publike kanë mbushur sot sheshet e kryeqytetit duke protestuar, ndërsa paralelisht protestonin dhe bashkëmoshatarët e tyre në Shkodër, Elbasan dhe Korçë, vjen një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ministren Lindita Nikolla, ndërsa shton se ata po përpiqen që të mashtrojnë studentët. Sipas Berishës qeveria është tronditur dhe në panik për shkak të protestës së studentëve.

 

REAGIMI I BERISHËS
Perpjekja per te mashtruar studentet akt amoral i Kallam Deshtakut dhe Ndrikull Viles!

Te dashur miq, te tornditur dhe ne panik te thelle nga greva ;bojkoti i mesimit) e mbi 120 mije studenteve te universiteteve publike te Tiranes, Elbasanit, Korçes, Shkodres qe me te drejte kerkojne arsim publik falas, mashtruan sot duke ju thene studenteve se tarifat e tyre i caktojne dekanatet dhe universitetet.
Ne te vertet tarifat e pranimit te studenteve miratohen çdo vit nga Keshilli i Ministrave dhe konkretisht ne vitin 2018 jane miratuar me vendimin nr 288 dt 21.5.2018 te firmosur nga vet Kallam Deshtaku.
Ne pergjigje te kesaj kerkese plotesisht legjitime pasi tarifat qe paguajne bazuar nga vendimi çnjerezor i narkoqeverise jane 4- 15 here me te larta se sa ne vendet anetare te BE kurse pesha e shpenzimeve qe paguajne ne mesatare, familjet per shkollimin e tyre siç deshmon grafiku i Eurostatit, eshte rreth kater here me e madhe se sa mesatarja e vendeve te BE dhe 5.5 here me e madhe se sa ne Serbi dhe Maqedoni dhe 6.5 here me e madhe se sa ne Bosnje.
Ketije trillimi te paskrupullte te Kallam Deshtakut dhe Ndrikull Viles studentet greviste ju pergjigjen nga sheshi i protestes me kerkesen legjitime: arsim publike falas!
Ju bej thirrje te rinjve, gjimnazisteve dhe mbare qytetareve te Tiranes mbeshtesni greven e drejte te studenteve, kerkesen e tyre per arsim publik falas, sepse ata po mbrojne te ardhmen e rinise, qytetareve dhe vendit tyre. Ju bej thirrje pedagogeve te universiteteve bashkohuni me studentet tuaj sepse ata po mbrojne parimet e drejta dhe percaktuese per te ardhmen e arsimit shqiptar! Studentet do fitojne! sb