.

Protesta e studentëve, reagon Paloka: Lëpirësit e Ramës le të klithin sa të duan si b*shtra, por fatkeqësisht…

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar në një shënim në rrjetet sociale pas analizave të bëra për protestën studentore dhe kërkesave të tyre.

Ai i quan shërbëtore, lepirës të Edvinit ata qw bëjnë sikur janë të shqetësuar se mos protestën e studenteve e përdor politika, ata që po komentojnë protestën dhe shkëputjen e saj nga politika.

“Le të klithin ata sa të duan si bushtra, por protesta e studentëve është kundër qeverisë dhe padronit të tyre edhe pse nuk është e iniciuar nga opozita.
Studentët janë ngritur dhe protestojnë kundër vendimeve të kësaj qeverie dhe vendimet e qeverisë janë politike. Pra nuk ka se si protesta të jetë larg politikës”, shkruan Paloka.

Ja postimi i plotë i Palokës:

Kam ndjekur keto dite disa nga “mendjet e ndritura” te mediave ,qe kane veshur kostumet e te pavarurve dhe po perpiqen ti bejne sherbimin e rradhes padronit te tyre.

Keta sherbetore,lepires te Edvinit,qe marrin cdo rol qe ju cakton padroni, bejne sikur jane te shqetesuar se mos protesten e studenteve e perdor politika. Luajne dhe rolin e mbeshtetesve te protestes por kerkojne me deshperim qe “studentet te qendrojne larg politikes” dhe me “politiken” nenkuptojne vetem opoziten.

Se pari si ish-student( edhe mbetes ndonjehere) si pjesmarres ne levizjen studentore te dhjetorit ‘90 dhe greven e urise se shkurtit ‘91, si pjesmarres ne qindra protesta , sot nga pozicioni i dikujt qe merret me politike , dua te shpreh kenaqesine qe ne kete vend ka ende “shpellare” dhe studente “ngeles” qe jane aq te civilizuar sa te vazhdojne te protestojne kur ju shkelen te drejtat.

Se dyti dua t’ju kujtoj ketyre qe te zhytur ne prapanicen e Rames, kerkojne deshperimisht te mbrojne padronin, se asgje nuk mund te jete jashte politikes.

Le te klithin ata sa te duan si bushtra, por protesta e studenteve eshte kunder qeverise dhe padronit te tyre edhe pse nuk eshte e iniciuar nga opozita.

Studentet jane ngritur dhe protestojne kunder vendimeve te kesaj qeverie dhe vendimet e qeverise jane politike. Pra nuk ka se si protesta te jete larg politikes.

E per fatin e keq te lepiresve, nuk mund te jete as opozita e perjashtuar perderisa kemi te bejme me vendime te kesaj qeverie qe opozita i ka kundershtuar me force edhe gjate kohes qe ka qene ne Parlament por edhe ne vazhdimesi . Opozita ka deklaruar se do ta anulloje kete te astuquajtur reforme qe kerkon te rrjepe studentet e universiteteve publike dhe kjo , duan apo jo lepiresit, ben qe ne te jemi ne nje linje me protestuesit .
Prandaj o te mjere boll i sherbyet te keqes se do t’ju duhet qe nje dite te jepni llogari bashke me padronin tuaj.