.

Pedagogu mbështet protestën: Krenar për studentët e mi, është koha për revoltë ndaj politikanëve “mbetës”

Politologu dhe pedagogu Afrim Krasniqi ka inkurajuar studentët dhe të rinjtë që i janë bashkuar masivisht protestës së sotme para ministrisë së Arsimit.Në një postim në “Facebook”, ai është shprehur se kjo është dita më e bukur në Tiranë prej shumë kohësh.

“Koha për shkundje të sistemit.Studentë, është dita e juaj dhe sot duhet të jetë vetëm fillimi!”, shkruan ndër të tjera Afrim Krasniqi.

Statusi i plotë

Dita më e bukur në Tiranë prej shumë e shumë kohësh. Krenar edhe për studentët e mi që më në fund kanë refuzuar në jenë statistikë pa zë në vendin ku një pakicë oligarkësh drejton me arrogancë duke injoruar parimet demokratike dhe llogaridhënien. Nuk janë studentë “mbetës” por revoltë ndaj politikanëve “mbetës”.Koha për shkundje të sistemit. Tarifat Ok, duhen hequr dhe me siguri do të hiqen. Por shumica qytetarë pret dicka më shumë se kaq, heqjen e “tarifave“ që oligarkia politike e ekonomike i ka vendosur Shqipërisë; koha për transparencë, për llogaridhënie, për vetting në universitet, për përgjegjësi të atyre që dështuan reformën dhe sistemin arsimor, për llogaridhënie të politikës – kazan. Studentë, është dita e juaj dhe sot duhet të jetë vetëm fillimi!