.

Foto/ Publikohet axhenda e protestës studentore për nesër

Edhe pse Ministria e Arsimit u tërhoq nga VKM-ja që detyronte studentët për të paguar për provimet e mbartura, studentët nuk janë tërhequr dhe kërkojnë edhe plotësimin e kërkesave të tjera.

Prandaj ata do të protestojnë sërish ditën e nesërme, ndërsa kanë bërë të ditur edhe axhendën e protestës.

Kujtojmë se 4 kërkesat e studentëve ishin:
1. Anulimi i VKM për tarifa shtesë.
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit.
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve.
4. Bordi i Administrimit të ketë̈ numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrisë se Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentet ne bord.