.

“Duam punë, duam dije, jo pallavra…!”/ Studentët i “thurin” poezi qeverisë

Pas zbythjes së pjesshme të qeverisë protesta e studentëve po përshkallëzon në kërkesa të reja që nuk kanë më lidhje thjeshtë me pagesat e provimeve për ata që ngelin në klasë. Duket sikur tashmë lëvizjen po e merr në dorë lëvizja e radikalëve të majtë “lëvizja për universitetin”, që është pjesë e organizatës politike të cilën shpesh e ka prezantuar në studio televizive Arlind Qorri. Gjatë gjithë së enjtes me dhjetra herë studentë të ndryshëm kanë recituar para ministrisë së arsimit himnin e kësa lëvijeje që tregon shumë më qartë kërkesat e studentëve. Aty ka revendikime të pastra politike për një jetë më të mirë, për më shumë barazi dhe për marrjen e fateve në dorë nga të rinjtë. Në këtë himn manifest thuhet se pas shumë vite me tubime, peticione dhe marshime studentët janë bashkuar për të mbrotur jo vetëm të ardhmen, por për të marrë në dorë edhe të tashmen. Po në të njëtin himn demagogjia e qeverisë etiketohet me fjalën “pallavra” që vijë nga njerëz të zhytur në luks dhe me makina të shtrenjta. Në antitezë me qeveritarët manifesti i studentëve vendos jetën e tyre të lënë në varfëri pa punë, pa dije, pa rini!

Shkolla është e jona jo biznes privat!

“1.Ska më heshtje s’ka më pritje,

Por ka vetëm brohoritje

Do vazhdojmë të kundërshtojmë

Sot studentët protestojnë

Ka shumë vite me tubime

Peticione dhe marshime

Sot studentët e bashkuar

Mbrojmë të ardhmen e dhunuar!

2.Jam student i revoltuar

Prej sistemit varfëruar

Refuzoj të jem e ardhmja

Që nga sot do jem e tashmja

Duam bursa, duam banesë

Kushte të mira për jetesë

Duam punë, duam dije

Jo pallavra qeverie!

3.S’duam luks qeveritar

Për piktura e Jaguar

Por shkollim me dinjitet

Ku studenti ka të drejtë.

S’duam rrena, duam dije

As reklama qeverie

Por reforma për konvikte

Përgjysmim të çdo tarife

Jam student që nuk frikësohet

Rezistenca nuk ndalohet

Por bashkohem, protestoj

Që haraçet t’i rrëzoj!

4.Pushtetarë dhe burokratë

Arrogantë dhe injorantë!

Ju na prishët ëndrrat tona,

Me tarifa me kartona.

Ne ju prishim gjumin tuaj,

Ju për ne jeni të huaj.

Dhunë kreditë për kreditë

Dhunë reforme gjëndje krize!

Jam student, jemi studentë

Nuk kam çmim, sjemi klientë!

Mjaft i zhvatët xhepat tanë

Ne nuk jemi bankomatë!

Por reforma dhe tregtare

Që gjithçka na e kanë marrë

Që na lënë në varfëri

Pa punë, pa dije, pa rini!

Jo kredi për kreditë

Po zerim të çdo tarife

S’duam zhvatje, s’duam borxhe

As pazare për bixhoze!

Për bixhoze burokratësh

Pushtetarësh dhe privatësg

Jo me jo nuk durohet

Në mjerim më nuk jetohet

Po do ngrihem do bashkohem

Jam rini që revoltohem! /Lapsi.al