.

Dikur e gjuajti me salcë, Mirela Ruko paralajmëron sot ministren Nikolla në protestën e studentëve(Video)

Mirela Ruko, studentja që pati kurajën të protestonte ndaj ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, duke i hedhur asaj salcë në kokë 2 vite më parë, është paraqitur edhe sot në protestë.
Aktivistja e Lëvizjes Studentore për Universitetin ka mbështetur protestën dhe i ka bërë thirrje Nikollës se nuk do të tërhiqen.
Ajo ka marrë diktofonin dhe në mes të turmës së studentëve, ndonëse Nikolla shfuqizoi tarifën për provimet e prapambetura, ka thënë :”Ne nuk tërhiqemi”.

Studentët do të vijojnë protestat dhe në ditët në vijim deri në plotësimin e katër kërkesave të tyre.