.

Burri kishte fshehur 20 mijë euro për të blerë tokë, por ia ha dhia

Familja Simiq nga Raniloviqi, fshat afër Aranxhelovaci në qendër të Serbisë, po ruante paratë për të blerë 10 hektarë tokë me qëllim që të zgjeronte fermën. Çdo gjë po shkonte për mrekulli, deri në momentin kur lanë paratë në tavolinë para se të takoheshin me shitësin e tokës dhe në atë moment harruan ta mbyllnin derën e shtëpisë.

Milena Simiq është shprehur për Aranxhelovac Info:

U zgjuam herët dhe numëruam paratë sepse po vinte pronari i tokës. Vendosëm paratë në tavolinë me qëllim që ta nënshkruanim kontratën dhe t’ia jepnim paratë. Pastaj shkuam në kuzhinë për të ngrënë kafjall”
Më tej ajo ka shtuar:

Vjehrri doli jashtë për të ushqyer lopët, si çdo mëngjes, por nuk e vërejti se kishte lënë derën e hapur. Ky ishte shkaktari i fatkeqësisë sonë”
Familja Simiq vendosi të përballonte humbjet duke prerë dhinë dhe luti gazetarët që të qëndronin për drekë./Joq.al