.

Basha: Protesta e studentëve i prishi qetësinë qeverisë, duan të vjedhin në heshtje, ja çfarë e bashkon me protestën në Unazë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është bashkuar protestës së banorëvë të Unazës në ditën e saj të 33-të .
Basha u shpreh për mediat se qeveria do t’i nxjerrë banorët nga shtëpitë në mes të dimrit. Ai tha se në Unazën e Re ka një afërë korruptive.
“Merremi pak me gjërat e rëndësishme shikoni çfarë po ndodh kemi protestën te Unaza që duan ti nxjerrin nga shtëpitë para dimrit. Kemi protestën në Shkozë që i kanë premtuar me video dhe më zë që nuk do i prishim.
Kemi grabitjen te Teatri Kombëtar ku duan të prishin një vepër arti, për të ndërtuar kulla dhe për të nxjerrë atje 200 milionë euro.
Dhe kemi protestën e studentëve që duan të vjedhin vit pas viti tarifa. Çfarë i bashkon këto protesta është një qeveri që ka vetëm grabitjen.
Motivi që i bashkon është vetëm grabitja. Këtu te Unaza ka një aferë të konsiderueshme korruptive. Ajo që ka ndodhur sot nga protesta e studenteve është një stepje, se i është prishur rehatia, qetësia se duan të vjedhin në heshtje. Çfarë ndodh kur prishet qetësia?”, u shpreh Basha.