.

Publikohet fotoja e vjetër e Angela Merkel nën shoqërinë e ish presidentit amerikan

Në rrjetin social Instagram është publikuar ditën e sotme një foto e rrallë e kancelares Angela Merkel gjatë një takimi të zhvilluar me ish-presidentin amerikan George. H.W. Bush në vitin 1991. 27-vite më parë Angela Merkel ishte në detyrën e Ministres së Grave dhe të Rinjve.

Ajo do të jetë e pranishme në ceremoninë mortore për të nderuar ish-presidentin Bush, i cili ndërroi jetë më 30 nëntor për shkak të një sëmundje të rëndë në moshën 94-vjeçare.
George Bush ishte presidenti i 41-të i SHBA midis 1989 dhe 1993.