.

Tronditet bota e sportit, humb jetën ish-kampioni i botës.Ja shkaku (Emri)

Lajm i hidhur vjen nga Gjermania, ku bota e sportit është tronditur pas humbjes së jetës të ish-kampionit të peshave super të mesme në boksin profesionist, Markus Mejer.

47-vjeçari është shuar në spitalin e Berlini. Lajmin e kanë bërë publik familjarët e tij. Pas një “lufte” të vazhdueshme me një sëmundje të rëndë, Markus ka ndërruar jetë, janë shprehur të afërmit e ish-boksierit. Humbjen e tij e ka vuajtur shumë edhe ish-trajneri i tij, Uli Uegner.

“Nuk mund ta përshkruajë me fjalë atë që e ndiej. Të gjithë e dinë se ai ishte atleti im i preferuar dhe mbi të gjitha një njeri i mirë”- ka shprehur keqardhjen e tij Uenger. Beyer i dha fund karrierës së tij në boks në vitin 2005 dhe që nga viti 2015 filloj të punoi si analist i sportit të boksit në televizionin gjerman “MDR”.