.

Shkolla e modelingut i vuri në dukje kg e tepërt, binjaket në luftë me jetën pasi kalojnë në anoreksi(Foto)

Masha dhe Dasha Ledeneva u fiksuan të dyja në lidhje me peshën në momentin që një shkollë modelimi u tha që duhej të rrëzonin disa kilogramë në mënyrë që të ishin më të pranueshme për standartete e modeleve.
Tani doktorët në Rusi po luftojnë për shpëtimin e dy motrave 14-vjeçare të cilat kanë kaluar në anoreksi.


Të dyja vajzat hynë në koma për tre ditë ndërkohë që luftojnë me jetën të shtruara në spital. Dasha kishte përfunduar në vetëm 36kg ndërsa motra e saj binjake, Masha në 40 kg.

Rasti i tyre u bë i njohur kur Maria Kokhno, një aktiviste për viktimat me çrregullime të ushqimit, bëri një thirrje publike për ndihmë mjekësore pasi vajzat rrezikonin të dergjeshin në shtëpi.

Nëna e tyre i çoi spital më spital, por nisur nga gjendja e tyre kritike, askush nuk kishte pranuar që t’i merrte përsipër.

Deri më tani nuk ka asnjë koment nga shkolla e modelimit në të cilën shkuan vajzat.