.

“I vetmi në shtëpi” vazhdon të bëjë bujë, por Kevin sapo bëri deklaratën që i habiti të gjithë

Muaji dhjetor është koha e “I vetmi në shtëpi”, një nga filmat më të preferuar në këtë periudhë festash. Ndonëse shumica e njerëzve mund ta kenë parë këtë film, madje disa prej tyre e rishohin, aktori Macaulay Culkin i njohur si Kevin habiti me deklaratën e tij.
Ai ka tregua në një emision se nuk i sheh më filmat e tij.

Megjithatë ai është shprehur në një intervistë për Jimmy Fallo se tekstin e komedisë së vitit 1990 e di përmendësh dhe i thotë shpesh para të dashurve të tij.

‘Është sezoni im’. Është sezoni i Macaulay. Unë përpiqem të dal më pak në këtë kohë të vitit”, shpjegon ai. Filmi Origjinal u publikua në vitin 1990 dhe vazhdimi i tij në vitin 1992, por ekskluziviteti ka vazhduar pa atë”, u shpreh ai.