.

Gabimi i mjekëve e la të paralizuar, 20-vjeçarja: Kam tentuar të vras veten

20-vjeçarja Enjula Duraku është e paralizuar për shkak  të një gabimi mjekësor.

Siç pretendon ajo, kur ishte e vogël kishte probleme në shtyllën kurrizore, dhe kështu u operua.

Operacioni shkoi keq, teksa sipas saj mjekët nuk kishin arritur të hiqnin atë që quhet si “mish i huaj” që ajo kishte në shpinë, por pa dashje kishin këputur nervin e këmbës.

Ajo tashmë jeton në një karrocë, teksa nuk ka shkuar kurrë në shkollë.

Përpos jetës së vështirë, ajo has vështirësi edhe në rrugët e Tiranës, të cilat në shumë vende nuk janë të përshtatshme për kategorinë e saj.

Vajza tregon se disa herë ka tentuar të vrasë veten.

Ajo nuk ka asnjë ëndërr, teksa kërkesa e saj e vetme është që rruga në lagjen e saj, bëhet fjalë për rrugën “5 maji” të rregullohet.