.

Fotoja që po bën xhiron në rrjet/ Përshëndetja e të rinjve para misionit

Një kontingjent me 66 ushtarakësh shqiptarë, që përfshin dy toga të batalionit Komando dhe batalionit të tretë të këmbësorisë së Poshnjes u përcollën sot për në misionin e NATO-s në Afganistan. Gjatë ceremonisë së përcjelljes së ushtarakëve për në mision të pranishëm ishin politikanë, familjarë, të afërm dhe miq, të cilët u përshëndetën duke iu uruar fat dhe mision të mbarë.

Por nuk u kalua pa u vënë re një moment në një foto, ku një nga ushtarakët përshëndetet me të dashurën e tij teksa përqafimet dhe puthjet ishin kujtimet e një nisje, e cila bëri bujë në mediat duke dhënë mesazh të fortë se dashuria është një forcë përtej të zakonshmes. Kjo puthje do të jetë kujtimi më i mirë mes tyre, teksa do të qëndrojnë për një kohë jo të shkurtër larg njëri tjetrit, por gjithsesi ujitja e respektit me dashuri do të shërbejë si oaz frymëzimi për këtë çift të rinjsh.