.

Ambasada amerikane do të mbyllet nesër

 

Ambasada Amerikane në Tiranë do të jetë e mbyllur gjatë ditës së nesërme, mërkurë (5 dhjetor) në nderim të Ditës Kombëtare të zisë për Presidentin George H. W. Bush.

Njoftimin e bën vetë Ambasada e cila bënë të ditur më tej se, “do të rifillojmë punën si zakonisht të enjten, 6 dhjetor. Shërbimet konsullore nuk do të ofrohen të mërkurën, 5 dhjetor. Të gjitha takimet konsullore janë shtyrë për të premten, 7 dhjetor – ju lutemi të kontrolloni adresat tuaja të postës elektronike për më shumë informacion”.