.

“Të zhdukurit në Vlorë”/ Ish-ministri i Financave ngre alarmin: Ja çfarë rrezikohet

Ish-ministri i Financave Arben Malaj në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se moszbulimi i rasteve të krimeve të ndryshme në Vlorë bën që njerëzit të bëhen pesimistë ose akoma më keq “trima” për të kryer këto vepra kriminale. Ai ngriti alarmin teksa analizoi se fakti që trafikohet droga jashtë Shqipërisë do të thotë që përfitojnë të hujat dhe në këtë mënyrë do të rritet kërkesa dhe numri i atyre që riskojnë.

Malaj: Nuk besoj se ka pasur një politikë specifike, por Vlora është një zonë specifike që rrit e rrit presionin siç është trafikimi i drogës. Më parë edhe për njerëz. Në Vlorë ka pasur vrasje apo edhe djegie makinash.

Eni Vasili: Një vrasje që mbeti e pazbardhur.

Malaj: Moszbulimi i ka bërë njerëzit me pesimistë ose më trima për të kryer këto vepra kriminale. Përmasat janë shqetësuese dhe duhet zgjidhur, sepse rrisku është i madh. Kërkesa për këtë lloj malli do të rritet pasi përfitojnë edhe vendet e tjera. Por gjithashtu do të rritet edhe numri i njerëzve që rriskojnë. Qeveria duhet ta ndajë koston sepse po bëhet aq e rëndë.