.

“Të hanë kokën e njëri-tjetrit”, Manjani reagon me tone të ashpra në “Open”: Asnjë kryeministër nuk e thotë, shteti është që njerëzit mos hanë kokat

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar në “Open” fenomenin e personave të zhdukur në Vlorë. Manjani duke ju referuar deklaratës të kryeministrit Rama kur tha në një studio televizive “Të hanë kokën e njëri-tjetrit e mos u ngopshin”, duke e cilësuar tërësisht të pavend.

 “Hetimet nuk janë të  thjeshta. Këto janë të vështira në gjithë botën. Debati është zona e elitare e kryeminsitrit.

Mungojnë 80 persona. Kryeministri është njëri me ndikim.

Kam frikë se disa segmente nisen nga deklaratat e pahijshme të kryeministrit. Deklarata e kryeministrit “Të hanë kokën e njëri-tjetrit e mos u ngopshin”, është shumë e pavend. Asnjë kryeministër në botë nuk e thotë. Prandaj është shteti. Që njerëzit të mos hanë kokat”, tha Manjani.