.

“Më dhunuan djalin”/ Gazetarja: Policia nuk donte të ballafaqohej, ja çfarë u pa në spital

Një tjetër dëshmi është ajo e Aleksandra Merkajt e cila u shpreh se djali i saj është keqtrajtuar nga policia. Ndërkohë gazetarja Lindita Çela tregoi në emisionin “Open” se policia nuk ka dashur të ballafaqohet me këtë akuzë.

“Materialet që kanë nisur në prokurori janë ato që tregoi zonja. Prokuroria e konsideron rastin në hetim dhe nuk jep materiale. Nuk ka të ndaluar dhe ai që është ndaluar është në gjendje të lirë. 

Gruaja thotë që djali i saj është keqtrajtuar, por policia nuk pranoi të ballafaqohej. Djali i saj ka qenë i shtruar në spital me simptoma në kokë”, u shpreh gazetarja në “Open”.