.

Nazarko në ‘Open’: Krimi bie në qetësi kur gjen lidhjet me politikën, ja çfarë po ndodh në Vlorë

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar në “Open” lidhjet që ka krimi me politikën.

Gazetarja Eni Vasili i është referuar shprehjes se nëse dosjet shkojnë në gjykatë petët e lakrorit hapen.

“Si e sheh mundësinë e daljes në gjykatë dhe impaktit në jetën politike?”, është pyetja për analistin Nazarko.

“Janë përparim por përparimin real vjen nga puna e SPAK dhe operimi me reformën në drejtësi.

Një çështjë që e e kemi diskutuar tregon se krimi i organizuar po zhbën situatën e pronësisë. Kthehemi tek çështja e Vlorës. Ka sforcim për shifrën 80 të zhdukur dhe situatën në Vlorë. Vlora ka njohur një sezon të rëndësishëm. Vlora dhe Shkodra kanë njohur një shndërrim të krimit në biznes, në ktë kuptim e shoh kur ka qartësi.

Për Vlorën po thuhet se numri i vrasjeve është përgjysmuar.

Rënia e krimit në qetëësi është se ka gjetur lidhjet me politikën dhe po e zhillon veprimtarinë në heshtje”, tha Nazarko.