.

Jennifer Lopez, gati për martesën e katërt? (Foto)

E ftuar të enjten në emisionin e Ellen, diva e muzikës Jennifer Lopez këmbënguli se i dashuri nuk ka në plan t’i propozojë për martesë. Ajo ka qenë e martuar tre herë, por thjesht refuzon të besojë se i dashuri Alex Rodriguez po përgatitet që t’i propozojë.

“Ai nuk e tha këtë, nuk tha”.

Kur moderatorja e pyeti sërish a ishte e sigurt të shkonte drejt altarit për herë të katërt, ajo u përgjigj: “Nuk e di”.

“Ne jemi të lumtur, kemi qenë bashkë për disa vite, është mirë kështu”.

Më pas moderatorja këmbënguli se Alex i referohej një propozimi. Kur deklaroi se do t’i bënte diçka romantike, por jo të kushtueshme partneres së tij për Krishtlindje.

Mos tha që nuk kushton shumë?! Kjo nuk do të funksionojë! Kot nuk punojmë jashtë orarit për këto. Me romantiken jam dakord”, shtoi ajo duke buzëqeshur.

Alex dhe Jennifer janë bashkë që nga shkurti i vitit 2017. Ajo ka qenë e martuar me kamarierin Ojani Noa nga viti 1997 deri në vitin 1998, me balerinin Chris Judd nga viti 2001 deri në vitin 2003 dhe me këngëtarin Marc Anthony nga viti 2004 deri në 2014, me të cilin ajo ka binjakët e saj 10-vjeçarë Max dhe Emme.

Ajo gjithashtu ka qenë e lidhur edhe me Sean Puffy Combs si dhe e fejuar me Ben Affleck.