.

“What the fuck!!! Rama flet për deklaratën e tij kundrejt Europës: Ja çfarë nënkupton(Video)


Ditën e sotme u mbajt në Pejë të Kosovës mbledhja e përbashkët e dy shteteve Shqipëri-Kosovë. Gjatë kësaj mbledhje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili mbrojti homologun kosovar përsa i përket politikës doganore të vendosur me Serbinë si përgjigje ndaj Beogradit u shpreh: “Është një vendim iracional në kushte normale, por krejt normal në kushte iracionaliteti si ato që përvijon qasja e dyfytyrtë e Serbisë. Kush e sheh tarifën 100% si vendim ekonomik, gabon. Tarifa 100% është reagim politik”.Pakënaqësinë me sjelljen e Europës, të cilën e quajti zhgënjyese, Rama e shprehu edhe në anglisht, duke lënë mënjanë fjalorin etik:

“Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale të Kosovës po më tregonte mbrëmë se si në Beograd, deri në dy të natës, me anë të dërguarve të Europës, i kërkonin të hiqte fjalën REPUBLIKA E KOSOVËS nga fjalimi që do të mbante në konferencën e përbashkët. What the fuck!”

Ndërkohë në një lidhje direkte për emisionin “Open” në Top Channel, kryeministri Rama nuk deshi të komentojë deklaratën e tij.

“Jo nuk mund ta përkthej në shqip. Ajo që kam thënë është një koncept preciz dhe harroni që edhe fjala e Zotit, sic thotë libri i shenjtë është: Ishte fjala e para pa ishte Zoti, ishte Zoti, pa ishte fjala nëse e merr dhe e hedh në kazan mbetet në kazan. Po flasim për kontekstin në tërësi. Mesazhi ishte në të gjithë fjalimin edhe thellësinë e fjalës së thënë përpara dy qeverive nga fillimi deri në fund dhe besoj se sot jemi në një situatë kur Kosova dhe ka klithur përmes një mase e cila në kushte normale do të konisderohet irracionale. Vendosja e një tarife 100 përqind e mallrave të Serbisë që hyjnë në Kosovë. Në kushtet kur e ka bërë këtë është shumë e rëndësishme dhe nuk është një vendim me natyrë ekonomike. është një reagim politik ndaj një situate statuskuoje, por me pasoja me të cilat Kosova nuk do të përballet më,”, u shpreh Rama.