.

Shqiptarët shfrytëzojnë paketat e lira, për 28-29 nëntor do “arratisen” në këto vende

Festat kombëtare të 28 – 29 Nëntorit, ashtu si edhe në vitet e tjera do të jenë pushim, duke bërë që shqiptarët të shfrytëzojnë paketat e lira për të udhëtuar jashtë vendit.
Këto ditë mund të gjesh çmime më të lira të paketave turistike, ndaj shumica kanë vendosur që të pushojnë në vende si Mali i Zi, Maqedoni dhe Greqi.

Sipas Monitor.al edhe shtetet si Hungaria dhe Italia konsiderohen si disa nga vendet europiane me të kërkuara këtë vit.

Destinacionet me ofertat më të mira për vitin 2018 ishin Budva dhe Budapesti, të cilët siç mund ta keni vënë re joshën një pjesë të mirë të shqiptarëve.
Ndër të tjera, spikasin edhe udhëtimet me kosto të ulët si për shembull Budva – Ulqin – Kotor jo më shumë se 45 euro për dy ditë.

Dubai është gjithashtu një ndër vendet e përzgjedhura nga turistët shqiptarë.