.

Rama në “Open”: Tolerancën tonë, Brukseli s’duhet ta marrë për dobësi, ngritja e taksës me 100% është një…

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte me emisionin “Open” foli që nga Peja për shprehjen “What the Fuck” të tij  të thënë në Pejë, për sjelljen e Brukselit kundrejt Kosovës.

Rama theksoi se askush nuk duhet që ta marrë tolerancën si të Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës, si dobësi, duke shtuar se vetë KE ka deklaruar se reforma në drejtësi e Shqipërisë është për t’u marrë si shembull, edhe nga Serbia.

“Vetë KE e ka shprehur në mënyrë të përsëritur se Reforma në Shqiprëi është një model prë të gjithë rajonin, ku përfshihen edhe Mali i Zi dhe Serbia. Për mua është e rëndësishme që të skandalizohet kushdo në raport me të vërtetën. Ngritja e taksës me 100% është një përpjekje për “t’u ngulur gishtat në sy” atyre që nuk shohin të vërtetën. U kërkohen qiqra në hell, dhe kur realizohen ato i thonë s’keni plotësuar ende kushtet. Anëtarësimin në BE e shikojmë si një proces për të mirën e fëmijëve tanë. Por çdo përpjekje jonë për tolerancë nuk duhet të merren për dobësi”, u shpreh Rama.